Wesley Sneijder, mesfushori i njohur holandez, ka vendosur të largohet nga jeta si pensionist dhe i është rikthyer futbollit. Siç raporton RTV Utrecht, 36-vjeçari ka filluar stërvitjen me klubin amator holandez, DHSC, që me datë 27 qershor.
Sneijder ka luajtur për disa nga skuadrat më të mëdha të Europës, si Ajax, Inter, Real Madrid e Galatasaray. 36 vjeçari është parë në stërvitje dhe duket në formë të mirë fizike, por nuk ka vendosur që të luajë për ndonjë klub profesionist.
Një zgjedhje deri diku e kuptueshme, pasi prej disa vitesh Sneijder kishte hequr dorë nga përgatitja fizike. Një tjetër holandez iu rikthye futbollit disa ditë më parë, me Arjen Robben që u rikthye te Groningen./abcnews.al
Wesley Sneijder comes out of retirement aged 36 https://t.co/ZwtsrIJJfK
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) July 13, 2020