Mbyllet java 30 në IPKO Superliga, Ballkani merr vendin e dytë

schedule18:59 - 13 Korrik, 2020

schedule 18:59 - 13 Korrik, 2020

Janë mbyllur katër takimet e fundit të javës së 30-të në IPKO Superliga, katër sfida ku golat ishin të shumtë. Ballkani ka marrë një fitore të madhe 0-1 në transfertë kundër Feronikelit, duke u ngjitur në kuotën e 62 pikëve dhe në vend të dytë, vetëm 3 pikë më pak se Drita kryesuese.

Dukagjini i vendit të fundit, i rënë nga Kategoria, ka mposhtur me rezultatin 3-2 Trepçën, që po ashtu rrezikon seriozisht rrëzimin nga elita. Llapi mposhti 1-0 Flamurtarin, falë një goli nga Selmani në minutën e 59-të.

Ndërsa takimi i fundit, ishte ai mes Vushtrrisë dhe Ferizaj, që u fitua nga vendasit me rezultatin e ngushtë 1-0. Autori i golit të vetëm të sfidës ishte Fazliu, në minutën e 22-të./abcnews.al

IPKO Superliga, java 30

Vushtrria – Ferizaj  1-0
Fazliu 22’

Feronikeli – Ballkani  0-1
Baftiu 33’

Dukagjini – Trepça  3-2
Shala 11’, Avdyli (ag) 45’, Kamara 73’ / Jashari 2’, Avdyli 12’

Llapi – Flamurtari  1-0
Selmani 59’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!