Kujtohet nëna e fëmijëve jetimë dhe spikerja e parë e radio Tiranës, Evanthi Ciko

schedule16:57 - 13 Korrik, 2020

schedule 16:57 - 13 Korrik, 2020

Kujtohet në mënyre simbolike mësuesja e 268 jetimëve dhe spikerja e parë e radio Tiranës Evathi Ciko. I biri artisti Zhani Ciko thotë se në ato ambiente dha edhe puthjen e parë e ëma , me të atin Mihail Cikon  në vitin 1943.

“Në radio ka qenë pikënisja e jetës së saj. Ajo u edukua si arsimtare. Studioi edhe jashtë, por në radio gjeti kuptimin e jetës së saj. Dhe aty pati edhe fatin që të njihej me babin time. Besoj se atje kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë”, shprehet Ciko

Ciko kujton momente kur e ëma punonte në institutin e fëmijëve jetimë, e ku shtëpia e tyre qe gjithnjë  kishte dyert e hapura për këto fëmijë. Madje ai këto ditë ka gjetur edhe korrespondencën që ajo mbante me to.

“Pasi u shkëput nga puna deri në momentin që ishte gjallë ajo kishte lidhje. Madje, unë këto ditë kam zbuluar letrat e saj me këta jetimë. Njëri thotë më kanë përzënë nga puna, tjetri i thotë dola nga burgu dhe ajo ngjiste shkallët dhe thoshte këta janë fëmijët e Shqipërisë”, thotë Ciko.

Ndersa aktorja Tinka Kurti kujton momentet e takimit me Evanthi Cikon , kur i dha jetë figurës së saj.

“Një grua fisnike, e dashur. Flokët e saj rrinin gjithmonë deri këtu”, shprehet Kurti.

Ilir Como ,thekson se ajo solli modelin largpamës se shtëpisë familje për fëmijet jetimë, kjo pikëpamje tërhoqi edhe vëmendjen e ish diktatorit Hoxha.

“Udhëheqësi komunist i kohë s’u tregua shumë i vëmendshëm dhe vizitoi këtë institucion për të parë se ç’po ndodhte. U bë një bujë e madhe. Roli i saj i kaloi përmasat e individit”, shprehet ai.

Nxënësja e saj Vera Bekteshi thjote se dashurin për librin e kaq prej saj.

Evathi Ciko ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare, 7 vite më parë , ajo do te kujtohet si një personalitet jo vetëm në spikerim, por edhe në fushën e arsimit, e nderuar me titullin “Mësuese e Merituar” apo si ish drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijëve Jetimë “Zyber Hallulli”. /abcnews.al