Tmerri i “Çoles” në trazirat e ’97, Zani Çaushi kërkon lirinë

schedule14:42 - 13 Korrik, 2020

schedule 14:42 - 13 Korrik, 2020

I cilësuar si i forti i Vlorës në trazirat e ’97 Zani Caushi ka kërkuar lirinë me kusht në Gjykatën e Korçës.

Myrteza Çaushi,i njohur ndryshe si Zani Çaushi,i dënuar me burgim të përjetshëm i ka bërë kërkesë Gjykatës së Korçës për të përfituar liri me kusht.

Kërkesa e Çaushit, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës, në sektorin e sigurisë së lartë,është depozituar para disa ditësh dhe deri tani janë mbajtur dy seanca.

Vendimi nga gjyqtari i çështjes Selajdin Pisqyli nuk është marrë ende.

Burime nga Gjykata e Korçës pohuan se procesi po vijon me marrjen e provave dhe raporteve, me të cilat i kreu i një prej bandave të Vlorës argumenton kërkesën e tij për liri me kusht.

Kërkesa e Çaushit bazohet mbi argumentet se është rahabilituar pas kryerjes së 25 viteve burg dhe se kishte dy fëmijë të mitur.

Myrteza Çaushi ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.

Gjatë vitit 1997 gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë.

Çaushi arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg.

Ai ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Ai dhe banda e tij u akuzuan për krime monstruoze./abcnews.al