Yulia Tsvetkova është 27-vjeçarja e akuzuar për ‘prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve pornografike’.
Kjo akuzë erdhi pasi ajo ndau disa imazhe të vizatimeve të vaginave në rrjete sociale.
Sipas ‘Daily Mail’, Yulia, e cila jeton në një qytet të largët në Rusi, u lirua nga arresti shtëpiak pas 16 muajsh, por është ende duke vuajtur kufizime ligjore dhe mund të përballet me deri në 6 vjet burg.
Ajo tregon se problemet ligjore filluan që kur iu desh të ndalonte shfaqjet feministe që organizonte.
Në Rusi shpërndarja e imazheve që cilësohen pornografike është e ndaluar dhe dënohet me masa të rënda./abcnews.al