Hashim Thaçi sot përballë akuzave në Hagë

schedule08:18 - 13 Korrik, 2020

schedule 08:18 - 13 Korrik, 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ditën e sotme do të përballet sot me pyetjet e Prokurorisë Speciale në Hagë, në lidhje me akuzat për krime lufte.

Presidenti i Kosovës, do të dëgjojë pyetjet e prokurorit në Hagë, ku edhe do tu përgjigjet atyre.

Po ashtu në intervistë do të futet edhe Kadri Veseli, mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza.

Presidenti Hashim Thaçi, u nis dje në Hagë nga aeroporti i Rinasit në Tiranë.

Dy drejtuesit e PDK-asë akuzohen për krime lufte, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.