Mbyllet pa fitues supersfida e javës së 30-të në IPKO Superligën e Kosovës. Prishtina dhe Drita barazuan 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Vendasit e gjetën shumë shpejt golin e avantazhit. Endrit Krasniqi mori një asist dhe Thaçi, mposhti portierin mik dhe kaloi Prishtinën në avantazh.
Kryesuesit e Dritës reaguan, por portieri Haxho ishte në një ditë të mirë. Gjithsesi, miqtë nga Gjilani gjetën golin e barazimit dhjetë minuta përpara fundit të ndeshjes. Cuculi devijoi një top të ardhur nga goditje e këndit dhe Astrit Fazliu devijoi topin drejt rrjetës.
IPKO Superliga, java e 30-të
Gjilani-Drenica 2-0
(Razak 21′, 33′)
Prishtina-Drita 1-1
(Krasniqi 6′ / Fazliu 80′)
Një gol i rëndësishëm për Dritën, që vazhdon të kryesojë kampionatin dardan me 65 pikë, ndërsa bardhekaltrit mbeten në vend të katërt me 58 pikë. I dyti është ngjitur Gjilani, që nuk hasi probleme për të mposhtur 2-0 Drenicën në shtëpi. Të dy golat u realizuan në pjesën e parë dhe autori ishte i njëjti.
Keita Razak, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, gjeti rrugën e rrjetës dy herë brenda 12 minutave, duke ngjitur “Skifterat” në vend të dytë me 61 pikë. Javën e ardhshme zhvillohet derbi i Anamoravës dhe ekipi i Mezanit duhet të mposhtë Dritën për të qëndruar në garë për titullin kampion. /abcnews.al