Erling Haaland, me përfundimin e kampionatit në Gjermani, ka fluturuar drejt Norvegjisë dhe po shijon pushimet, në pritje të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Si çdo i ri, edhe sulmuesi me raste frekuenton ndonjë lokal nate.
Kjo ka ndodhur të shtunën, kur Haaland është filmuar teksa nxirret jashtë nga një person, i cili mendohet të jetë një prej forcave të sigurisë në lokalin e natës që po frekuentonte sulmuesi i Borussia Dormund.
Haaland just got kicked out of the club in Norway? pic.twitter.com/AKI4IwrGJS
— Nikolai (@NRypdal) July 11, 2020
Një person ka filmuar gjithçka dhe e ka postuar në “Snapchat”. Më pas është bërë virale dhe normalisht Haaland nuk e pa pritur dhe dëshiruar një situatë të tillë… /abcnews.al