Është mbyllur pjesa e parë mes Brighton dhe Manchester Cityt, me “Qytetarët” që udhëheqin me rezultatin 0-2 në “Amex Stadium”. Golat nga Sterling dhe Gabriel Jesus vendosën fatet e pjesës së parë.
Goli i Sterling në fakt, ishte i shkëlqyer, me anësorin anglez që tregoi të gjitha aftësitë e tij. Pasi merr një top nga e majta, numri 7 i “Cityzens” futet drejt qendrës dhe gjuan tokazi me të djathtën.
Ndërsa goli i Jesus, erdhi gjatë ekzekutimit të një goditje këndi. Rodri fitoi duelin ajror dhe topi shkoi te këmbët e Jesus në shtyllën e dytë, aty ku nuk e pati të vështirë të shënojë./abcnews.al