Tjetër disfatë për Lazion, e treta radhazi në kampionat. Bardhekaltrit u mposhtën 1-2 në “Olimpico” nga Sassuolo, edhe pse ishin të parët që kaluan në avantazh. Luis Alberto finalizoi një kundërsulm të shpejtë në minutën e 33-të, duke gjetur golin e gjashtë në Serie A për këtë sezon (numëron edhe 14 asiste).
Sassuolo reagoi në 45 minutat e dyta, shënoi dy herë dhe u largua me tre pikë nga kryeqyteti. 20-vjeçari Raspadori barazoi shifrat në minutën e 52-të, duke gjetur golin e parë në Serie A. Goli i fitores erdhi në minutat shtesë.
Francesco Caputo (goli i 16-të këtë sezon) nuk gaboi përpara portës vendase dhe vulosi fitoren e skuadrës mike me golin e tij. Lazio i thotë lamtumirë titullit me këtë humbje, teksa duhet të ruajë vendin e dytë. Atalanta dhe Interi janë afër, por rëndësi ka që është siguruar kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al
Lazio-Sassuolo 1-2
(Luis Alberto 33′ / Raspadori 52′, Caputo 90+1′)
https://streamable.com/viq8tt


