Koronavirusi godet sërish futbollin, rezulton pozitiv mbrojtësi i Kosovës

schedule14:56 - 10 Korrik, 2020

schedule 14:56 - 10 Korrik, 2020

Koronavirusi vazhdon të godasë botën e futbollit. I fundit që është infektuar nga COVID-19 është Mirlind Kryeziu, qendërmbrojtësi i Kosovës. 23-vjeçari është pjesë e Zurich në Super League e Zvicrës dhe klubi helvet ka bërë publik lajmin me një postin në faqen zyrtare në “Facebook”.

Lojtari dardan ka kryer menjëherë testet sapo ka ndjerë simptomat e para dhe tani ka nisur karantinën në shtëpinë e tij. Ky është rasti i parë që infektohet një lojtar në futbollin zviceran.

Kryeziu ka shënuar një gol në 19 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me skuadrën e parë, teksa është aktivizuar me të gjitha kombëtaret e moshave të Zvicrës (U16-U20). Në fund zgjodhi të përfaqësonte Kosovën, por debutimi zyrtar nuk ka ndodhur akoma. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!