Valentino Rossi nuk ka ndërmend të ndalet. Simboli i MotoGP do të vazhdojë të jetë pjesë e sportit emocionues edhe për dy vite të tjera. 41-vjeçari italian, shtatë herë kampion bote në garën me motora, ka arritur akordin me Petronas Yamaha SRT Team.
Gazzetta dello Sport zbuloi lajmin, teksa zyrtarizimi i kontratës së re do të ndodhë në Jerez më datë 19 korrik (gara e parë për Botërorin e vitit 2020). Shoku i skuadrës së “doktorit” do të jetë Franco Morbidelli, nxënësi dhe miku i tij i ngushtë.
Mosha bën të vetën dhe sezonet e fundit nuk kanë qenë pozitive për pilotin e famshëm, por pasioni i madh për këtë sport ka ndikuar që Rossi, i cili do të jetë në pistë deri në moshën 43-vjeçare, të vazhdojë të garojë e dhurojë emocione për tifozët e shumtë. /abcnews.al
La leggenda #Vale #Rossi non si ferma: due stagioni con la #Petronas per stupire ancora https://t.co/pAh9LZBlxk #motori #premium
— LaGazzettadelloSport (@Gazzetta_it) July 9, 2020