Policia e Sarandës ka arrestuar 1 person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi kishin mbjellë bimë narkotike në një parcelë në fshatin Dermish.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia u sekuestruan 75 bimë me lartësi 3-50 cm, u arrestua në gjendjen e flagrancës Stavro Cakulin, 32 vjeç ndërsa u shpall në kërkim Geraldo Obzova 29 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Sarandë, finalizohet operacioni “Dermishi”. Arrestohet në flagrancë Stavro Cakuli, 32-vjeç, banues në Dermish, Bashkia Finiq.
Shpallet në kërkim Geraldo Obzova, 29-vjeç, banues në fshatin Gjashtë.
Sot rreth orës 09.00, në afërsi të depos së ujit që furnizon fshatin Dermish, u kap një parcelë që e kishin përshtatur për të mbjellë bimë narkotike “cannabis sativa”, ku u gjetën të kultivuara përkatësisht 75 bimë me lartësi 3-50 cm./abcnews.al