Gjykata ka shtyrë për në nëntor shqyrtimin e dosjes për çështjene Adriatik Llallës. Mësohet se avokati kërkoi kryerjen e disa hetimeve të tjera dhe gjykata vendosi plotësimin e hetimeve.
Kështu seanca e radhës për ish-kryeprokurorin është në nëntor. Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë.
Ndërkohë hetimet për Llallën kanë nisur prej rreth dy vitesh, ndërsa nga ana e avokatit të çështjes pretendohet se nuk ka asnjë element të veprës penale dhe për këtë arsye kërkohet të pushohet çështje në ngarkim të ish-kryeprokurorit.
Gjatë hetimeve 2 vjeçare nga ana e SPAK, për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm, rezulton se Lalla kur ka qenë në krye të detyrës ka bërë një udhëtim në Gjermani në të cilin nuk ka deklaruar një shumë të madhe parash, të cilën e ka përdorur për të shkolluar të bijën.
Aktualisht Llalla vijon të hetohet për mosdeklarim të ardhurash, ndërsa më herët mbi të rëndonin akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. /abcews.al

