Artur Roshi: Vasil Shanto ka qenë “pijetar dhe bixhozxhi”, libri i dobët i Agollit ende në shkolla

schedule10:54 - 9 Korrik, 2020

schedule 10:54 - 9 Korrik, 2020

Deputeti Artur Roshi ka renditur një sërë problematikash të evidentuara prej tij në fushën e arsimit në vendin tonë.

Ai kritikoi gabimet në tekstet e historinë ku sipas tij janë hequr paragrafe të rëndësishme të cilat kanë qenë të censuruara edhe përgjatë periudhës së komunizmit.

Roshi deklaroi vlerat e historisë kanë mbetur ende të pluhurosura nga balta e diktaturës. Ai tha se problem është edhe emri i shkollave, duke u ndalur tek “Vasil Shanto”.

Roshi u shpreh se ky i fundit ka qenë një person me zero kontribut në fushën e arsimit duke e cilësuar atë pijetarë dhe bixhozxhi, duke deklaruar se nga ana tjetër, Mit’hat Frashërit një njeri që sipas tij ka shumë kontribute nuk i është dhënë vendi që meriton.

“Brenda pritshmërisë jemi. Tekstet kanë gabime në historinë e Shqipërisë. Figura të rëndësishme që janë hequr nga regjimi komunist nuk kanë dalë ende në dritë. Ajo kalon në hije rëndësinë e Kongresit të Manastirit. Vlerat e tyre kanë mbetur ende të pluhurosura nga balta e diktaturës së djeshme.

Ministria e Arsimit nuk ka marrëdhënie me autoritetin e hapjes së dosjeve për të reflektuar historinë që ata gjejnë nga puna kërkimore. Ka një emër shkolle që quhet Vasil Shanto. Ai ka zero kontribut për Arsimin, një pijetarë dhe një bixhozxhi. Nga ana tjetër nuk ka asnjë shkollë me emrin e Mit’hat Frashërit.

Askushët vazhdojnë ende të qëndrojnë në portën kryesore të historisë. Vazhdojnë të propozohen emra pa nivel. Studiohet akoma romani i dobët i Dritëro Agollit ” Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.

Diskutimi se Koliqi dhe Camaj kanë qenë agjentë amerikanë, kjo nuk ia ul vlerën punës dhe veprave të tyre. Është antivlera jonë që e ushqyem atë sistemi dhe nuk e heqim nga politikbërje.

Duhet të keni një database të personave që punojnë në shkolla për të shmangur abuzimet. Psikologët e shkollave i keni kot pasi nuk kanë arritur të reagojnë dhe parandalojnë skandale të tilla”, tha Roshi./abcnews.al