Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Pritja zyrtare bëhet enkas për kryeministrin e Kosovës në Pallatin Elize në Paris dhe ajo tregon kujdesin dhe përkushtimin e presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike.
Ky takim vjen para rifillimit të dialogut ku Hoti do të ulet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel në praninë edhe të përfaqësuesit të lartë Josep Borrell dhe emisarit special të BE-së për dialogun, Mirolav Lajçak./abcnews.al