Meta pret në takim Bujar Leskajn: Vlerësoj rolin e tij për modernizimin e KLSH-së

schedule13:04 - 6 Korrik, 2020

schedule 13:04 - 6 Korrik, 2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues.

Presidenca njofton se Meta e falenderoi Leskaj për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund, dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore.

Nga ana tjetër, Leskaj e falenderoi Kreun e Shtetit për mbështetjen institucionale që i ka dhënë për përmbushjen e detyrës në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!