Ushqimet që do t’ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

schedule15:06 - 4 Korrik, 2020

schedule 15:06 - 4 Korrik, 2020

Gjatë verës, dehidratimi i trupit është shpesh i zakonshëm dhe mund të vijë për shkak të moskonsumimit të sasisë së duhur të ujit, apo për shkak të ekspozimit të gjatë ndaj rrezeve të diellit.  Më poshtë janë renditur, disa nga ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar gjatë këtyre ditëve të nxehta, shkruan abcnews.al.

Boronica

Si të Rrisni Vetë Boronica në Shtëpi • agroweb.org

Përmbajnë deri në 92 përqind ujë, sui dhe gjithashtu kanë një pigment që çon në zvogëlimin e inflamacionit të lëkurës.

Kastraveci

8 ushqimet që do ju mbajnë të hidratuar, gjatë të

Lëkura e kastravecit përmban silic, që ndikon pozitivisht në elasticitetin e nyjeve, lëkurës dhe thonjve. Kastravecat janë ideale për ditët e nxehta të verës pasi ato përmbajnë shumë ujë, rreth 95 përqind, gjë që do t’ju ndihmojë të qëndroni të freskët.

Selino

Si të pastroni kërcellin e selino. Si të pastroni selinën e ...

Selinoja përmban vitaminën A, C dhe K, si dhe rreth 95 përqind ujë. Dhe falë pjesës së përmbajtjes së lartë të ujit, selinoja neutralizon acidin në stomak.

Karotat

Karotat kanë përmbajtje të lartë uji, rreth 98 përqind dhe mund të ndihmojnë në mbajtjen e trupit të hidratuar.

Kajsi

Kajsitë kanë një përmbajtje të lartë uji prej 86 përqind. Por, përveç kësaj ato janë gjithashtu të pasura me antioksidantë dhe fibra. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!