Murrizi: PD gjeti shpëtim te firma e Damianit, Rama e Basha çuan shkuesi për fejesën e prishur

schedule22:27 - 3 Korrik, 2020

schedule 22:27 - 3 Korrik, 2020

Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat Myslim Murrizi ka ironizuar në studion e emisionit “Provokacija” tryezën e palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Murrizi u shpreh se opozita jashtë parlamentare dogji mandatet për shkak të dosjes së vjedhjes së votave ku akuzonte Damian Gjiknurin dhe sot gjen shpëtim te firma e këtij të fundit.

Murrizi u shpreh i vendosur se nuk do të shkonte kurrë në koalicion parazgjedhor me PS, duke lënë të hapur nga ana e tij një koalicion pazgjedhur në varësi të kërkesës së zgjedhësve të tij.

“Aty janë dy nisma, njëra për ndryshimi e Kushtetutës ndërsa tjetra arnim për Kodin Zgjedhor. PD iku nga parlamenti nga Damiani dhe sot gjen shpëtimit te firma e Damianit. Pa firmë të Damianit nuk futen ata. Në kodin zgjedhor ka ngelur ky kod që është.

Ka tre ndryshime. Marrëveshja është që Vasili mori një komisioner. Nga kjo u vra PR. LSI në koalicion me këta më duket një turli kooperative. Me PS nuk shkoj kurrë në koalicion parazgjedhor. Paszgjedhor mandati konsultohet me qytetarët që e zgjedhin.

Nëse dal nga vota e qytetareve, atëherë do të mblidhemi për të parë ku e kanë interesin zgjedhësit. Për çdo palë zgjedhje numri i tifozëve që e brohorasin ekipin edhe kur humb ka rënë. Ky numër tashmë ka rënë. U bënë katër vjet dhe nuk ka pasur peshk. Ata që kanë abuzuar me taksat të rrethohen atje te vilat ku janë dhe t’i heqësh facebook-un se nuk durojnë pa qenë në qendër të vëmendjes.

Unë nesër po të kem një post në parlament do votoj për shokët në PD. Nuk mund të duroj kur këta kërkojnë të më bëjnë profilin mua.

Ramës dhe Bashës i ka ardhur zot të ulën vetë se është si fejesë e prishur dhe çuan shkuesi. 28 deputetë që kanë kërkuar ndryshimet kushtetuese kam besim. Ne ishim 39 që firmosim për listat e hapura”, tha Murrizi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!