IPKO Superliga/ Fitore drithëruese e Prishtinës, Januzi thyen Drenicën në shtesa

schedule21:58 - 3 Korrik, 2020

schedule 21:58 - 3 Korrik, 2020

Një gol në minutën e katërt shtesë, i dhuroi tre pikë të arta Prishtinës. Skuadra e Armend Dallkut u përball në stadiumin “Fadil Vokrri” me Drenicën, në një duel që rezultoi më i vështirë se sa parashikohej.

Miqtë nga Skënderaj qëndruan fort, por u thyen ne shtesa nga Ahmend Januzi. Pjesa e parë nuk dhuroi emocione. Prishtina dominoi, por nuk ia doli të krijonte raste të rrezikshme para portës kundërshtare. Vendasit e rritën ritmin në pjesën e dytë, por u hasën në “murin” e mbrojtjes së Drenicës.

Atëherë kur u mendua se kjo sfidë nuk do të kishte fitues, doli në skenë Ahmed Januzi. Sulmuesi 31-vjeçari realizoi në minutën e katërt shtesë (goli i 14-të sezonal) dhe festoi me shokët e ekipit. Një trepikësh shumë i rëndësishëm për bardhekaltrit, që siguruan fitoren e gjashtë radhazi në shtëpi dhe janë ngjitur në kuotën e 57 pikëve.

Drita kryesuese është vetëm një pikë larg, por do të luajë ndeshjen e saj të dielën në transfertë kundër Llapit. Drenica mbetet në vend të tetë me 35 pikë, katër më shumë se zona e ftohtë. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës
Java e 28-të
Prishtina-Drenica 1-0
(Januzi 90+4′)

 

Renditja e kampionatit dardan

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!