Leroy Sane zyrtarisht është pjesë e Bayern Munich, klub me të cilin ka firmosur deri në vitin 2025 dhe javën e ardhshme do të nisë edhe përgatitjet. Vetëm njoftimi pritej, pasi një ditë më parë ai drekoi me drejtuesit e klubit bavarez. Gjithashtu ai kishte bërë edhe vizitat mjekësore dhe tashmë ka ardhur edhe e zeza mbi të bardhë.
Manchester City përfiton 50 milion euro nga shitja e sulmuesit gjerman. Pas firmës, Sane ka thënë edhe fjalët e para si bavarez: “Bayern është një klub i madh dhe me qëllime të mëdha, që më shkojnë edhe mua për shtat.
#ServusLeroy ?⚪#FCBayern #MiaSanMia @LeroySane19 pic.twitter.com/ZgxpMXg8mR
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) July 3, 2020
Po shoh përpara për një sfidë të re dhe nuk mund të pres deri në momentin që të stërvitem me skuadrën. E njoh Hansi Flick që në kohën e Gjermanisë U21 dhe ne kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë atje. Dua të fitoj sa më shumë trofe me Bayern dhe Liga e Kampioneve është prioriteti”.
Karl-Heinz Rummenigge, CEO i klubit gjerman, tha: “Jam i lumtur që Sane vjen tek ne. Ai është një lojtar i shquar, i i cili i ka treguar cilësitë e tij vitet e fundit, veçanërisht me ekipin kombëtar. Qëllimi ynë është të mbledhim lojtarët më të mirë gjermanë dhe nënshkrimi me Sane e konfirmon këtë. Përgëzoj Salihamidzic që e mbylli me sukses këtë transferim./abcnews.al