Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Nënë e bijë u gjetën të pajeta, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.
Pa shenja jete u gjetën nëna Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe. Ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
LEXO EDHE: Nënë e bijë u vetëflijuan, fqinja: Ishin izoluar prej dy vitesh, zonja e shtëpisë ishte dobësuar
Ndërkohë, tronditëse është dëshmia e vajzës 34-vjeçare e cila u gjet në gjendje të rënda, pasi zjarrfikësit u futën në banesë.
Gazetarja Xhensila Kodra bën të ditur për abcnews.al se mësohet se ajo t’u ketë thënë ekspertëve: “Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”.
Ndërkohë, burime bëjnë të ditur se ekspertët i gjetën viktimat të lyer me vaj e uthull e gjëra të lëngshme.
Dyshohet se 30-vjeçarja Anisa ka humbur jetën disa javë më parë, pasi trupi i saj është gjetur gjysmë i dekompozuar. Kreu i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj u shpreh se 30 vjeçarja u gjet në krevat e mbuluar me batanije. Kreu i policisë dha po ashtu një tjetër detaj. Nga këqyrja e trupave është vërejtur se ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit. /abcnews.al