Zvicra fut Kosovën në listën e “kuqe”, ata që shkelin në tokën e saj duhet të vetëizolohen

schedule19:40 - 2 Korrik, 2020

schedule 19:40 - 2 Korrik, 2020

Nga data 6 korrik, qytetarët e 29 vendeve që shkojnë në Zvicër, do të duhet të njoftojnë autoritetet dhe të vetizolohen, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Lista e vendeve me rrezik të lartë infeksioni përfshin edhe Kosovën.

“Vizitorët që kanë kaluar kohë në vendet e emëruara gjatë 14 ditëve të mëparshme, duhet t’i njoftojnë autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes dhe më pas të futen në karantinë për 10 ditë”, thuhet në njoftimin e qeverisë zvicerane, të publikuar sot.

Lista e vendeve të prekura përfshin gjithashtu Serbinë, Suedinë, Shtetet e Bashkuara, Brazilin e të tjera.

Por lista nuk është përfundimtare dhe dot ë rishikohet serish në varësi të rasteve të infeksionit, raporton rel.

Në Zvicër, numri i të infektuarve me koronavirus ka filluar të rritet në javët e fundit, por kufijtë e saj me Italinë, Austrinë, Gjermaninë dhe Francën mbeten të hapur.

Zvicra ka konfirmuar afro 32,000 raste me koronavirus dhe 1,686 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!