Leroy Sane është lojtar i Bayern Munchen dhe ka firmosur për 5 sezone. Madje, është zbuluar se ylli gjerman do të mbajë mbi shpinë dhe fanellën me numrin 10. Edhe pse nuk ka ende zyrtarizime nga klubet, Sane është fotografuar në Mynih.
Së bashku me agjentin Fali Ramadani dhe me dy drejtues të Bayernit, Sane ka drekuar në një restorant, me shumë gjasa pas arritjes së akordit për detajet e kontratës.
Flitet se Manchester City do të përfitojë 54 milion sterlina, diçka më shumë se 60 milion euro, për shitjen e mëngjarashit të sulmit, ndërsa Bayern Munchen, shpreson që Sane të tregojë vlerat që shfaqi para se të pësonte atë dëmtim të rëndë vitin e shkuar./abcnews.al