Dyshohet bashkëpunëtor në vrasjen e Billës, lihet në burg Gjekson Pusi! S’ka akuzë për atentatin

schedule15:08 - 2 Korrik, 2020

schedule 15:08 - 2 Korrik, 2020

Gjekson Pusi i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, si dhe autor në atentatin ndaj Fatjon Harushës është lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës.

Ai ka mohuar akuzat e prokurorit Xhevahir Lita për përfshirje në këtë ngjarje. Ndërsa lidhur me atentatin ndaj Fatjon Harushës, në gjykatë nuk janë paraqitur prova të reja, përveç akuzës për thurjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Në sallën e gjyqit edhe vetë Harusha ka mohuar të ketë qenë ai atentatori i tij. Pusi ishte arrestuar një vit më parë për armëmbajtje pa leje, ndërsa dyshohet se theu arrestin e shtëpisë për të kryer atentat ndaj Harushës.

Ndërsa lidhur me vrasjen e Billës, Pusi dyshohet se ka marrë me makinë autorin Viktor Marku pasi dogjën automjetin me të cilin u krye vrasja te Komuna e Parisit mbrëmjen e 11 qershorit.

Për këtë ngjarje, gjykata ka lënë në burg Viktor Markun dhe nipin e tij Sebastian Mali, si dhe ish të dashurën e këtij të fundit Adjola Lakra e cila dyshohet se u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë viktimën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!