Skuadra e Milanit nuk ka arritur të marrë më se një barazim në transfert përballë SPAL, me rezultatin 2-2. Madje, djemtë e Piolit po humbisnin deri në sekondat e fundit, por një autogol nga Vicari bëri që skuadrat të ndanin nga një pikë.
Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë brenda 30 minutave të para të sfidës. Veloti në të 13-ën dhe Floçari, me një supergol në minutën e 30-të, çoi shifrat në 2-0.
Milani tentoi të reagojë në pjesën e dytë, por goli i parë i kuqezinjve erdhi në minutën e 79-të, me anë të Leao. Ndërsa autogoli i Vicarit në të 90-ën, rezultoi vendimtar./abcnews.al
GOOOOAAAALLLLL! pic.twitter.com/AvmOKcVsVe
— MilanGifs (@MilanGifs) July 1, 2020