Festimet për 4 Korrikun, Yuri Kim pret në rezidencën amerikane Ramën, Metën e Ruçin

schedule20:22 - 1 Korrik, 2020

schedule 20:22 - 1 Korrik, 2020

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi janë pritur pasditen e sotme në rezidencën e ambasadës amerikane.

Ata janë takuar me ambasadoren e SHBA Yuri Kim në kuadër të festimeve në kuadër të 4 Korrikut.

Në pritje marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë, si kreu i PD Lulzim Basha dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, pritjet këtë vit nuk do të jenë masive, por vetëm me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!