Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

KE i prezanton Këshillit të BE kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

schedule19:16 - 1 Korrik, 2020

schedule 19:16 - 1 Korrik, 2020

Komisioni Europian i  ka prezantuar sot  Këshillit të Bashkimit Europian kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për çeljen e negociatave.

Gazetarja Erisa Zykaj raporton për Abc News se Komisioni Europian konfirmoi prezantimin e tyre në një komunikatë për shtyp.

Për përcaktimin e një date për hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet që ky kuadrër negociues të aprovohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Kuadri negociues përmban parimet, strukturën, thelbin e procesit të negociatave dhe bazohet në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit për dy vendet.

Në muajin mars vendet anëtare të BE miratuan hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por ende nuk ka një datë për të dy vendet se kur do të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!