Shumë po flitet për të ardhmen e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma. Italiani është lidhur shpesh me një kalim tek PSG-ja, por mesa duket tashmë ai është fokusuar tek kuqezinjtë.
Drejtuesit e Milanit janë takuar më shpesh me agjentin e lojtarit ditët e fundit, pasi dëshirojnë të mbyllin gjithçka këtë verë (kontrata e lojtaritme kuqezinjtë përfundon në fund të sezonit të ardhshëm).
Sipas raportimit të “SportMediaset”, Milan i ka ofruar kontratën e re gardianit, e cila përfundon në vitin 2023. Paga e tij do të pësojë një rënie të vogël nga ajo aktualja (6 milionë euro), por në kontratë do të ketë më shumë bonuse për portierin.
Donnarumma gjithmonë e ka shprehur dashurinë e tij për ngjyrat kuqezi dhe ai kërkon të kthehet në një simbol për klubin e famshëm italian. /abcnews.al