I dërguari Special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, ka reaguar pasi që 32 eurodeputetë kanë kërkuar nga kancelarja Merkel, që liberalizimi i vizave të jetë në agjendë të presidencës gjermane të BE-së.
Grenell përmes një postimi në Twitter, e ka quajtur një lajm të mirë, sidomos për industrinë. Sipas tij fokusi i SHBA-ve për normalizimin ekonomik, ka nxitur dhe motivuar evropianët.
“Më në fund, Ky është një lajm i mirëseardhur, edhe nëse është vetëm për disa industri të caktuara biznesi. Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve. Dhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin”, shkruan Grenell./abcnews.al
Finally. This is welcomed news even if for only some targeted business industries.
The US focus on economic normalization has motivated action from the Europeans. And we are happy to see them taking the lead. https://t.co/o1YeSfEfuA
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 30, 2020