Trafiku i drogës Itali-Shqipëri, nis konferenca e përbashkët mes Antimafias italiane dhe SPAK

schedule12:03 - 30 Qershor, 2020

schedule 12:03 - 30 Qershor, 2020

37 persona janë arrestuar në Itali dhe Shqipëri gjatë një operacioni të Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare, të cilat ishin koordinuar me një skuadër të përbashkët investigative.

Gjatë hetimit, u kapën afërsisht 3.5 ton drogë e llojit marijuane, kokainë dhe hashash, vlera e së cilës është 40 milion euro.

Ndërkohë, gazetarja e Abc News Xhensila Kodra raporton se tashmë po pritet që të nisë konferenca e përbashkët e Antimafias italiane dhe autoriteteve shqiptare.

Për pak minuta do të kemi një komunikim gjatë të cilit do të jepen detaje zyrtare si emrat e personave të përfshirë, pasi SPAK ka dy vite që ka nisur hetimet rreth kësaj çështjeje.

Grupi kriminal në fjalë raportohet që të ketë trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë që prej vitit 2015.

Po ashtu, gazetarja Kodra raporton se finalizimi është bërë gjatë dy operacioneve të ndryshme. Ndërsa, raportohet se janë edhe disa persona të tjerë që janë shpallur në kërkim nga të dyja palët. Vijon gjithashtu operacioni për të zbuluar sesa episode janë bërë nga ky grup kriminal, apo nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Po verifikohen edhe persona të tjerë në Vlore, që nga përgjimet e Antimafias italiane, dhe palës shqiptare ka rezultuar se janë kryesisht personat përgjegjës që e siguronin lëndën narkotike, nga prefieria e Vlorës dhe Fierit.