Një super lajm për trajnerin e Milanit, Stefano Piolin, dhe për të gjithë tifozat kuqezinj. Zlatan Ibrahimovic është drejt rikuperimit dhe në ndeshjen kundër SPAL pritet të jetë në fushë. Veterani është stërvitur ditën e sotme me ekipin dhe me shumë mundësi do të grumbullohet për transfertën e Ferrerës.
Ndeshja pritet të zhvillohet ditën e mërkurë, ku deri atëherë 38-vjeçari pritet të jetë rikuperuar plotësisht. Përpos kësaj çështjeje, vazhdojnë diskutumet për të ardhmen e suedezit. Flitet shumë për një largim të tij nga Milan në fund të sezonit, por ende nuk ka asgjë konkrete.
Mediat suedeze e konsiderojnë të sigurt rikthimin e tij në Suedi, ku do të luajë për ekipin e Hammarby, ku Ibra ka 25% të aksioneve të klubit. Gjithsesi gjithçka mbetet për tu parë deri në fundin e sezonit, periudhë kur mbaron dhe kontrata e sulmuesit me Milanin. /abcnews.al

