Një zjarr i frikshëm ka përfshirë kullën 17 katërshe në Londër.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se flakët e zjarrit të përhapura me shpejtësi kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Si pasojë e flakëve janë plagosur 18 persona dhe janë shënuar dëme të mëdha materiale.Ngjarja ndodhi në bllokun në Otto Street, Kennington pasi një banesë me pesë dhoma gjumi u përfshi plotësisht nga zjarri.
Brigada e Zjarrit në Londër dërgoi tetë motorë dhe rreth 60 zjarrfikës për të shuar flakët.
Nga pamjet tronditëse duket një sasi të madhe tymi që rrethon bazën e ndërtesës së lartë./abcnews.al