Tahiri kthehet në pikë Zero: Jam prapë kampion, më mbajnë këmbët e mia, jo si vemjet para meje

schedule14:35 - 26 Qershor, 2020

schedule 14:35 - 26 Qershor, 2020

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka quajtur rikthim në pikën zero, vendimin e gjykatës së Posaçme të Apelit për ta marrë të pandehur nga e para, duke rrëzuar dënimin e Krimeve të Rënda.

Jashtë dyerve të gjykatës, ish-ministri u shpreh se kjo është padrejtësi, duke deklaruar se çështja e tij po zvarritet dhe në këtë pikë i vjen turp për detyrat që ka mbajtur.  Por nuk pranoi të komentonte më shumë, vendimin e marrë, pasi tha se do presë ta shohë atë të zbardhur.

Nuk munguan ironitë me ish-kolegët politikanë, duke i cilësuar ata vemje që kanë hequr dorë nga posti për t’u përballur me drejtësinë, ndërsa tha se ai qëndron me këmbët e tij pa nevojën e një mandati.

Tahiri nuk hoqi dorë nga nofka e ministrit kampion, duke deklaruar me bindje se nuk e ka humbur asnjëherë, duke u shprehur kështu se nuk ka bërë asnjë faj, por ka kusure vetëm ndaj vetes së tij.

“Dihej që historia do merrte një drejtim. Rikthimi në pikën zero është padrejtësi. Mua nëse ka edhe një njeri të dytë që zvarritet kështu. Mua më vjen turp ër detyrat që kam mbajtur. Totalisht  e pakuptimtë të vazhdojë kjo histori. Ju jeni të influencuar nga historia politike. Nuk kam asnjë emocion përveçse t’i shkoj deri në fund. Beteja vazhdon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston. Nuk e kam vendimin në dorë.

Gjykata tha se prokuroria nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit për zbatimin e ndjekjes penale. Është e qartë si drita e dielli që drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi dhe kjo po zvarritet. Duhet të shoh vendimin. Unë në postin e ministrit i dërgoja çdo javë një shkresë me emra gjyqtarësh dhe prokurorësh që kishin shkelur ligjin.

E bëja publikisht dhe nuk kam bërë asnjë lloj kompromisi. Nuk kam asnjë opinion për mënyrë e gjykimit. Më intereson drejtësia,. Kam luftuar pasi pa diskutim kam bërë gabim. Kam dëgjuar. Ju garantoj se nuk kam bërë asnjë faj. Kam kusuret e mia në politikë por kurrë nuk kam bërë faj. Meqë prokuroria më akuzoi ika nga deputetllëku. Ia ka vlejtur të përballesha si qytetar jo si ata vemjet që përballen si politikanë. këmbët e mia më mbajnë. po e pashë të arsyeshme do ketë gjykim të zakonshëm. Unë po iu them që jam i dedikuar në këtë proces. Është jeta ime.

Nuk është një pikë dhe pa asnjë diskutim do gjej një mënyrë të përballem si duhet. Mua më mbajnë këmbët e mia dhe kokën e kam mbi supet e mia. Ju garantoj se kam luftuar më shumë se gjithë ata tjerët të marrë bashkë. Kam qenë në pikëpyetje për të qenë transparent për çdo bimë apo që ju të mos merrni vesh asgjë. Do ketë një kohë të flas edhe politikisht. Unë kam zgjedhur atë rrugë. Jam prapë kampion”, tha Tahiri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!