EMRI/ Kush është vajza që nxori në pritë Hekuran Billën para atentatorëve

schedule11:53 - 26 Qershor, 2020

schedule 11:53 - 26 Qershor, 2020

Adiola Lakra është personi i tretë i arrestuar nga policia lidhur me vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se 26-vjeçarja ka nxjerrë në pritë viktimën Hekuran Billën përballë autorëve duke i dhënë atyre të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij.

Ajo do të merret në pyetje nga policia e cila ka arrestuar mesditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

Lidhur me këtë ngjarje janë lënë në pranga dajë e nip, Sebastian Mali dhe Viktor Marku, ky i fundit vëllai i Prel Markut, i vrarë nga Billa në vitin 2006 në Londër.

Billa u vra me 11 plumba në zonën e Komunës së së Parisit, teksa po lëvizte me automjetin e tij BMË X6.

Ai kishte dalë nga burgu i Fushë Krujës rreth një vit më parë, pasi gjyqtarja Enkelejda Hoxha firmosi lirimin e tij me pretendimin se duhet të punonte për ilaçet e prindërve të moshuar, ndonëse Billa ishte pronar i disa bizneseve në kryeqytet./abcnews.al