Anuloi pjesëmarrjen në takimin e Uashingtonit, Grenell: E kuptojmë vendimin e Hotit

schedule16:33 - 25 Qershor, 2020

schedule 16:33 - 25 Qershor, 2020

I dërguari i posaçëm i për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mirëpritur vendimin e marrë nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti për anulimin  e pjesëmarrjes së tij në takimin e Uashingtonit. Anulimi vjen pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Me anë të një postimi në Twitter, Grenell shprehet se e mirëkuptojnë vendimin e Hotit, dhe se po punohet për të caktuar datën e re të takimit.

“Faleminderit, Kryeministri Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ricaktojmë takimin  e ri së shpejti”, shkruan Grenell.

Kujtojmë këtu se më herët, kryeministri Hoti njoftoi se për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i propozim-aktakuzës të paraqitur nga Prokuroria e Specializuar, nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!