Policia i merr celularin dhe aty zbulon shkeljen që do t’i hapë punë, kapet 42 vjeçari në Belsh

schedule13:26 - 25 Qershor, 2020

schedule 13:26 - 25 Qershor, 2020

Policia ka proceduar penalisht pronarin e një lokali në Belsh pasi u konstatua se në brendësi të tij vendoseshin bileta të lotarive sportive, një veprimtari e ndaluar me ligj prej janarit,

Gjatë kontrollit policia ka zbuluar se në lokalin e tij vendoseshin lloto duke sekuestruar edhe një celular me të cilin kryehej veprimtaria e paligjshme.

“Procedohet penalisht pronari i subjektit, shtetasi K. Q., 42 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi, në Belsh, në subjektin e tij “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku kishin të vendosura biletat me ndeshje”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!