Koreja e Veriut ka pezulluar planet për një sulm ushtarak kundër Koresë së Jugut, sipas mediave shtetërore.
Javën e kaluar Koreja e Veriut hodhi në erë, zyrën e përbashkët të ndërlidhjes dhe gjithashtu kërcënoi të dërgojë trupa në zonën kufitare.
Por në një takim të kryesuar nga udhëheqësi Kim Jong-un, mediat shtetërore thanë se ishte marrë vendimi për të pezulluar sulmet ushtarake.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut mori vendimin të martën pas një mbledhjeje të Komisionit Qendror Ushtarak, por nuk janë dhënë shpjegime të mëtejshme për këtë ndryshim të strategjisë.
Autoritetet gjithashtu filluan të çmontojnë altoparlantët që kishte vendosur javën e kaluar, të përdorura për të transmetuar mesazhe kundër Koresë së Jugut mbi kufi, njoftoi Yonhap./abcnews.al

