COVID-19, Britania lehtëson masat parandaluese

schedule17:00 - 23 Qershor, 2020

schedule 17:00 - 23 Qershor, 2020

Kryeministri Britanik Boris Johnson ka njoftuar një lehtësim të masave të vendosura në kuadër të parandalimit të COVID-19. Johnson theksoi se krahas masave lehtësuese, distancimi social duhet të respektohet të paktën 2 metra.

Në fjalën e tij në Parlament Johnson bëri me dije se qytetarët duhet të respektojnë masat. “Të vendosin maskën, të shmangin grumbullimet dhe të mos harrojnë larjen e duarve”, tha ai.

Johnson theksoi se qeveria nuk beson se ekziston “rreziku i një kulmi të dytë të infeksioneve që mund të mposhtë Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë”

Ndërkohë ai njoftoi se restorantet dhe baret do të hapen nga 4 korriku. “Sot mund të themi se letargjia jonë e gjatë kombëtare po fillon të marrë fund”, tha Johnson.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!