Serbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e përmbytjeve

schedule15:35 - 23 Qershor, 2020

schedule 15:35 - 23 Qershor, 2020

Autoritetet në Serbi kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak se rajonet më të mëdha në Serbi, kryesisht në perëndim të vendit janë prekur nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme.

Shirat e dendur kanë sjellë edhe daljen nga shtrati të lumenjve dhe përrenjve. Ndërkohë qindra njerëz janë izoluar në fshatra dhe ekipe shpëtimi po marrin pjesë në operacione evakuimi.

Zvorniku, Guca, Ljubovija, Loznica, Krupnja, Osecina, Lucani, Kraljevo janë ndër vendet më të prekura nga përmbytjet.

Sakaq probleme janë raportuar në transporte me bllokime  të shumta të rrugëve dhe linjave hekurudhore.

Në rajonin e Ljubovijas tri ura janë shembur si pasojë e presionit të ujit.

Situata është kritike edhe Bosnje-Hercegovinë, e cila gjithashtu është prekur nga moti i keq.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!