Shkelën protokollin, gjobiten një call center dhe një pastiçeri, mbyllet përkohësisht fasoneria

schedule12:41 - 23 Qershor, 2020

schedule 12:41 - 23 Qershor, 2020

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur një call center dhe nj pastiçeri të cilat janë kapur me shkelje të protokollit të sigurisë për parandalimin e koronavirusit.

Ndërsa një fasoneri është pezulluar përkohësisht me vendim të ndërmjetëm.

Ministria e Shëndetësisë bën apel për qytetarët që të ruajnë distancën nga njëri-tjetri dhe të mbajnë maskën në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distanca.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1605 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit .
Janë vendosur:

-2 masa me gjobë për call-center dhe 1 pastiçeri, subjekte të cilat janë gjetur në shkelje;

-1 vendim i ndërmjetëm për pezullim të pjesshëm të aktivitetit në fasoneri;

-ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon:
▪Ruani distancën nga njëri tjetri;
▪Mbani maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distanca;
▪Ruani higjienën personale;
▪Bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë;
Mbroni veten dhe të tjerët në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e COVID19″, thuhet në njoftim.