EMRAT/ Kush janë mjekët që morën përsipër autorin e dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Laç

schedule10:39 - 23 Qershor, 2020

schedule 10:39 - 23 Qershor, 2020

ABC News ka mësuar identitetin e mjekëve të spitalit privat në qytetin Studenti në Tiranë që kanë mjekuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Mësohet se mjekët që kanë asistuarin Eduart Lamen janë Besim Lama 46 vjeç  dhe Viktor Marku 42 vjeç të arrestuar tashmë nga policia.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale  “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Mësohet se Lamaj mjekohej prej dy javësh në këtë spital, ndërkohë që nga dita e atentatit ai ishte strehuar në banesën e motrës së tij në kryeqytet.

Pas daljes së përgjigjes së ADN-së, policia e kishte mbajtur në vëzhgim të dyshuarin për të studiuar lëvizjet e tij.

Policia njofton se janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë./abcnews.al