Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka cituar disa paragrafë të Komisionit të Venecias që bëjnë fajtor ish-kreun e KED Ardian Dvorani për përlasjet institucionale mes presidentit dhe Kuvendit lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Meta tha se në raport theksohet se roli i presidentit ka qenë në përputhje me kushtetutën dhe në mbrojtje të saj.
Ai theksoi se Venecia e thotë qartë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të nisin punë pa u betuar para presidentit të Republikës duke iu referuar këtu nismës së mazhorancës për të hequr këtë kompetencë nga institucioni i Kreut të Shtetit.
“Unë kërkoj vetëm tre minuta përqendrim nga ju dhe qytetarët për të sqaruar sipas Venecias jo sipas presidentit se cilat kanë qenë qëndrimet e presidentit në raport me kushtetutën.
Komisioni i venecia konfirmoi se shkaku i përplasjes mes Kuvendit dhe presidentit ishin veprimet antiligjore të Dvoranit dhe mënyra e dërgimit të listave prej tij. Ai nuk e diskutoi në mbledhjen plenare me anëtarët e tjerë të KED.
Pika 92: Çështja më problematieke e shkaktuar nga vendimet e KED ka të bëjë me kohën e përcjelljes së listave të kandidatëve duke shkakuar probleme proceduriale.
Venecia konfirmoi se KED ka vepruar në mënyrë jo transparente duke përjashtuar avokatin e popullit nga mbledhjet.
KED shpërfilli praninë e detyrueshme të tij qoftë në përzgjedhjen përmes shorttit, qoftë në mbledhjet.
Komisioni8 i Venecias konfirmoi se veprimet e presidentit ishin në përputhje me kushtetutën dhe Venecia konfirmoi të drejtën e emërimit të presidentit të kandidates së dytë.
Nëse presidenti do kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë më me pak se tre kandidatë. Kandidati i zgjedhur nga presidenti ishte renditur në tre të parët në listën e KED. 98 Prandaj duket e arsyeshme pse presidenti refuzoi betimin e kandidates së katërt.
Komisioni i Venecia konfirmoi se betimi bëhet vetëm para presidentit të Republikës dhe kjo është kusht për fillimin e detyrës. Venecia thotë se neni 129 i kushtetutës se një gjyqtar fillon detyrën pasi të bëjë betimin para presidentit të Republikës.
Ky detyrimi është gjerësisht i përhapur. Kushtetuta e bën të qartë se betimi është parakusht për nisjen e detyrës. Kushtetuetshmëria e këtij ndryshimi në ligj është e dyshimtë”, tha Meta./abcnews.al