Analisti Arton Demhasaj ka folur në emisionin ABC-ja e mëngjesit për shkarkimin e Vjosa Omsanit nga pozitat e saj në LDK.
Ai deklaroi se kjo ka ardhur për shkak se lidershipi i kësaj partive e ka parë si një rrezik për pozicionin e tij.
Demhasaj u shpreh se Osmani ka edhe një përkrahje popullore për shkak të reagimeve të saj kundra partisë, por theksoi se në asnjë parti politike në Ballkan, nuk lejohen që grupe të caktuar të mendojnë ndryshe nga kreu i saj.
“Në Ballkan nuk ka parti politike që të lejojnë grupet që mendojnë ndryshe nga lidershipi i asaj partie. Kjo ka ndodhur me Vjosa Osmanin e cila ka menduar ndryshe dhe ka votuar ndryshe . Vendimi i LDK për të larguar Vjosa Osmanin e ka zhdukur edhe atë pak demokraci që kishte mbetur.
Vjosa Osmani është kërcënim serioz për lidershipin aktual të LDK sepse ka një përkrahje në publik. Ajo ndoshta mund të marrë edhe partinë prandaj kanë marrë një vendim për ta eliminuar politikisht. Veprimi i LDK për largimin e Vjosa Osmanit ka ardhur prej kësaj arsye”, tha Demhasaj./abcnews.al