Interi harron dy humbjet e fundit me Juventusin dhe Lazion, duke mundur Sampdorian me rezultatin e ngushtë 2-1. Ndeshje shtëpiake dhe për zikaltërit fitorja ishte detyrim. Skuadra e Antonio Contes mori pikët e plota, por jo aq lehtë sa u mendua në fillim.
Ndeshja nisi shumë mirë për Interin, që shënoi një gol shumë të bukur. Aksioni model u konkretizua nga Lukaku, i cili më parë kishte kombinuar me Lautaro Martinez dhe Eriksen. Belgu, i vetëm me portierin kundërshtar nuk mund të gabonte.
Pjesën e parë Interi shënoi edhe golin e dytë. Lautaro Martinez ishte ai që e dërgoi topin në rrjetë për të dytën herë dhe zikaltërit shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dy golave.
Morten Thorsby hapi takimin në pjesën e dytë, por vetëm kaq. Deri në fund Interi e ruajti epërsinë dhe mori pikët e plota. /abcnews.al