Rudina Hajdari mbështet Vjosa Osmanin: E kalova vetë në kurriz mërinë e burrave

schedule15:22 - 21 Qershor, 2020

schedule 15:22 - 21 Qershor, 2020

Deputetja Rudina Hajdari ka mbështetur Vjosa Osmanin një ditë pas shkarkimit nga pozitat e saj në partinë LDK.

Hajdari thotë se ashtu si Osmani edhe ajo e ka kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërinë e politikës së burrave që nuk e duan mendimin ndryshe dhe demokracinë.

Ju përgëzoj Vjosa R. Osmani për qëndrimet tuaja dinjitoze si një grua me parime të forta. Ju admiroj për kurajon tuaj.  Unë, ashtu si ju sot, e kam kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë.

Por ajo që kam mësuar dhe jam e sigurtë ju e dini shumë mirë është se me rëndësi në politikë është vetëm besnikëria ndaj parimeve dhe elektoratit. Qëndro e fortë dhe ju uroj shumë suksese,” shkruan Hajdari.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti.

Osmani ishte pjesë e anëtarësisë së kryesisë së LDK-së dhe nënkryetare. Ndërsa, Këshilli i Përgjithshëm i LDK vendosi që ta shkarkojë mbrëmjen e së shtunës nga këto pozita./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!