Alexis Sanchez pritet ta nisë si titullar sfidën e sotme ndaj Sampdorias. Aventura zikaltër nuk ka shkuar mirë për sulmuesin nga Kili, i cili ka shënuar vetëm një gol në kampionat, atë kundër rivalëve të sotëm në fitoren e Interit në fazën e parë.
31-vjeçari ka folur për Matchday Programme, përpara ndeshjes ndaj skuadrës së Claudio Ranierit, duke vlerësuar shokët e skuadrës dhe Antonio Conten, trajnerin e Interit. “Vazhdojmë me sportin që duam. Ndodhemi në kushte të veçanta, por jemi gati t’u dhurojmë gëzim tifozëve tanë.
Këtu kam gjetur një grup të bukur lojtarësh dhe një trajner që të tregon rrugën që duhet ndjekur. Antonio Conte të prezanton me gjëra të reja rreth futbollit dhe të shpjegon lëvizjet që duhet të bësh. Gjithçka udhëhiqet nga mentaliteti i tij, Conte ka qëllim vetëm fitoren“, thekson Sanchez. /abcnews.al

