Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka pezulluar dy aktivitete dhe ka gjobitur 5 bar-kafe dhe restorante me vlerën 100 000 lekë të cilat janë gjetur me shkelje të protokolleve të sigurisë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se mbi 10 mijë subjekte janë kontrolluar gjatë kësaj jave në të gjithë vendin.
“Në 24 orët e fundit Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1382 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 .
Janë pezulluar 2 aktivitete dhe janë marrë 5 masa administrative me gjobë në bar-kafe, restorante, në vlerën 100 000 lekë në subjekte të cilat janë gjetur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Mbi 10 mijë subjekte janë kontrolluar në të gjithë vendin gjatë kësaj jave.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social dhe higjenës si dhe bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë”, njofton MSH./abcnews.al