Arsenali siguron një tjetër humbje në Premier League pas asaj me Manchester City. Skuadra e Mikel Artetës humbi 2-1 në fushën e Brighton dhe të tre golat e shënuan në pjesën e dytë. Nicolas Pepe zhbllokoi ndeshjen në mesin e pjesës së dytë me një gol fantastik.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë realizoi një goditje shumë të bukur nga krahu i djathtë i sulmit dhe gjeti golin e pestë në kampionat. Vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan sfidën 15 minuta përpara fundit. Qendërmbrojtësi Dunk përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe barazoi shifrat.
Brighton nuk u ndal dhe ia doli të fitonte takimin në minutën e pestë shtesë. Francezi Maupay konkretizoi një aksion shumë të bukur, duke i dhuruar tre pikë të rëndësishme për mbijetesën skuadrës së tij. Arsenali mbetet në vend të nëntë dhe objektivi Champions komplikohet shumë. /abcnews.al
Brighton-Arsenal 2-1
(Dunk 75′, Muapay 90+5′)