Numri dy Partisë Bindja Demokratike Fabian Topollaj ka deklaruar në emisionin “Provokacija” se tashmë ka ardhur koha që qytetarët të dalin në skemën politike për të sjellë ndryshim në sistem.
Ai tha se e vetmja mënyrë për të ndryshuar gjërat është vota dhe theksoi se listat e hapura zvogëlojnë pushtetin e partive.
“Kemi një sistem të kalbur politik. Dy tre kryetarë partish marrin të gjitha vendimet, Mendoj që ka ardhur koha që qytetarët të grupohen me miqtë e tyre dhe të dalin në skenën politike për të bërë diferencën.
Të bëjnë ndryshimin e këtij sistemi politik. Asgjë tjetër sot nuk ka më vlerë. E vetmja mënyrë për të ndryshuar gjërat është vota.
Listat e hapura zvogëlojnë pushtetin e partive dhe ata që do vijnë në parlament do kenë një individualitet më të fortë”, tha Topollaj./abcnews.al